May 17, 2024
Maqedoni

Afrim Gashi u uron mirëseardhje mërgimtarëve

Mërgimtarë të dashur, mirë se ktheheni në vendlindjen tuaj!
Duke ju dëshiruar mirëseardhje dhe duke uruar të kaloni mirë në vatrat tuaja, dëshiroj edhe një herë t’ju falënderoj për krejt çfarë keni bërë dhe çfarë bëni për të mirën e vendit tonë dhe të kombit tonë. Këtë e keni dëshmuar gjithnjë, ndërsa angazhimi juaj i fundit për regjistrimin e popullsisë ishte edhe një herë konfirmim i kësaj bindjeje. Përkundër sabotimeve që ia kanë bërë këtij procesi dhe përkundër dëshirës së dikujt që ne mos të jemi këtu, unë ju lus që ju t’i mbeteni besnik vatrës suaj familjare dhe bashkërisht të dëshmojmë se jemi gur që nuk na lëviz kush.
Kalofshi ditë të këndshme pranë familjeve tuaja dhe gjithnjë ju priftë e mbara e suksesi.

Afrim Gashi