May 17, 2024
Maqedoni

Sulmohet në shtëpi një 40 vjeçar

Dyzetvjeçari G.I. nga Falishi i Tetovës, të hënën mbrëma në orën 20:15 në SPB Tetovë, ka raportuar se dyzet minuta më parë, në shtëpinë e tij familjare është sulmuar fizikisht nga 28-vjeçari B.M.

Sipas raportuar, sulmuesi gjithashtu kishte përdorë një mjet prej druri, pas së cilës kundër B.M. është përgatit parashtresë përkatëse. Pak më vonë, G.I. është arrestuar për arsye se kishte vepruar në mënyrë agresive ndaj efektivëve të policisë ndërsa ndërmerrnin veprime zyrtare. Ai është mbajt në Stacionin Policor të Tetovës për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes.