May 14, 2024
Maqedoni

Tetovë, më pak probleme me fingerprintin se në rrethin e parë

Në 117 vendvotime në Komunën e Tetovës procesi zgjedhorë vazhdon të rrjedhë pa problem, pengesat e pakta të cilat u vërejtën më herët u tejkaluan.

Deri në orën 09:00 dalja e qytetarëve për të realizuar të drejtën e votës ka qenë është 3 përqind ose 2000 qytetarë.

Për dallim nga rrethi I parë në këtë komunë këtë herë vërehet një situatë e qetë dhe shumë më pak probleme të evidentuara me përdorimin e aparatit të identifikimit të shenjave të gishtërinjëve.