May 16, 2024
Maqedoni

Zelixhe Nuredini zgjidhet kryetare e Asamblesë së Gruas në ASH – Dega Zhelinë (Foto)

Në një atmosferë briljante, dhjetëra gra dhe vajza, në mesin e të cilave edhe shumë anëtare të reja, mbajtën Kuvendin e degës së Asamblesë së Gruas të Aleancës për Shqiptarët në Zhelinë.
Me mbështetje të shumicës së asambleisteve, Zelixhe Nuredini u zgjodh kryetare e degës dhe mori mandatin për të formuar organet e tjera, për të vijuar procesin e anëtarësimeve të reja dhe zgjerimin e strukturave edhe në nivele dhe vendbanime të tjera të Komunës së Zhelinës.
Interesimi i shtuar për anëtarësime të reja dhe aktivizëm në strukturat e ndryshme partiake, dëshmon se Asambleja e Gruas dhe Aleanca për Shqiptarët mbeten shtëpia e vetme dhe e sigurtë për shqiptarët në përgjithësi dhe gratë e vajzat në veçanti.

Punimet e Kuvendit i përshëndetën edhe Nënkryetarja, Ilire Dauti, njëherit deputete e ASH-së dhe Kryetarja e Asamblesë së Gruas, Vjollcë Berisha, zevendës ministre e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomizimit të ujrave.
https://www.facebook.com/share/p/wMPicRCk1pCYkmf4/?mibextid=I6gGtw