May 4, 2024
Maqedoni

Jehona e daljes deri në ora 13:00 është 24.78 për qind

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski në konferencë për shtyp tha se deri në ora 13:00 kanë votuar gjithsej 24.87 për qind.

Ai tha se deri në ora 13:00, sipas të dhënave të KSHZ-së, të drejtën e votimit e kanë shfrytëzuar 269.674 persona.

Dalja më e madhe është në Vevçani ku kanë votuar 52.46% të votuesve.

Ndryshe, në rrethin e parë deri në ora 13:00 kishin votuar 237.476 votues ose 20.76 për qind.