April 28, 2024
Maqedoni

Disa të lënduar nga Mateçi dhe Nikushtaku në një aksident afër Kumanovës

Gjashtë persona, shofer dhe bashkëudhëtarë janë lënduar në fatkeqësi të komunikacionit që ka ndodhur dje në rrugën rajonale Kumanovë – Shkup, në afërsi të fshatit Ljubodrag në Kumanovë, kumtoi sot MPB-ja.

Fatkeqësia në policinë e kumanovës është paraqitur dje në ora 18:40 minuta. Në fatkeqësinë e komunikacionit kanë marrë pjesë automjeti “audi” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga R.I. (50) nga fshati Mateç dhe automjeti “ford” me targa zvicerane, i drejtuar nga J.A. (65) nga fshati Nikushtak.