May 16, 2024
Maqedoni

Tetovë: Dobrosht edhe Glloqë, deponia e krijuar fillon të pastrohet

Deponinë e krijuar pas vërshimeve të vitit 2015-të, në mes të fshatit Dobrosht edhe Glloqë të Tetovës më në fund autoritet lokale kanë filluar ta pastrojnë, ndërsa kërkojnë nga banorët që të mos hedhin mbeturint.

Sipas tyre personat që do të identifikohen që hedhin mbeturinat do të marrin gjoba të larta. Kurse për deponin gjatë rrugës regjionale Tetovë- Jazhinc kreu i Tearcës Nuhi Neziri tha se shumë shpejt do fillon me pastrim e saj.

“Sa i përket deponisë që gjendet mesë vendbanimit Glogjë- Dobrosht,është deponi e krijur me vite të tëra por ne tentojm të pastrojm në sasin dhe kapacitet që ka vete komuna.Për momentin atje janë duke punuar makineritë më të gjitha mjetët që ne i kemi angazhuar për të sanuar pjesën kryesore pasi vazhdimisht është ndotësi më i madh i ambientit.Përgjatë rrugës regjionale Tetovë- Jazhinc, në brinjë të lumit të Dobroshtit,është krijuar një sasi e konsiderueshme e matrialeve inerte,dhe matriale ndërtimi edhe kjo është një problem që neve na sfidon edhe në kohë edhe në strategjin e zgjedhjes së kësaj.Kemi kërkuar operator privat dhe të huaj,që janë të interesiar ta bëjnë seleksionimin dhe thërmimin e matrilaeve por e gjitha kjo ka marrë një procedur dhe kohë të gjatë”, u shpreh kryetari i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri.

Platforma “Miqtë e Sharrit”, kërkojmë ngritjen e vetëdijes së njerëzve

Nga platforma Miqtë e Sharrit Metin Muharemi, thotë se ata janë angazhuar për të ngritur vetëdijen qytetare pasi që kjo pjesë ku ka deponi të shumta është pjesë e parkut kombëtar, ndonëse sipas tij qytetarët ankohen se nuk ka vende të posaçme për hedhjen e mbeturinave.

“Kemi kërkuar që për këtë të ketë më shumë institucione përgjegjëse , duke filluar nga komunat edhe më pas parku kombëtar ku ka përgjegjësi më shumë për menaxhimin e këtij rajoni , ajo që vërejmë gjatë forumeve pasi që për çdo ditë vërehet problemi i mbeturinave që janë të pa kontrolluara dhe ne si organizatë edhe si platformë miqtë e sharrit kërkojmë ngritjen e vetëdijes së njerëzve që jetojnë në këto rajone por prapë se prapë banorët thonë se nuk kanë vende të posaçme ku mund ti hedhin këto mbeturina”, theksoi Metin Muharremi nga platforma “Miqtë e Sharrit”, për TVM2.

Problemi me mbeturinat e ngurta por edhe organike është në shumicën e komunave që shtrihen në parkun nacional Malin sharrë. Drejtori i parkut kombëtar Ibrahim Dehari, ka bërë apel tek komunat që të bëjnë grumbullimin e mbeturinave në vendbanimet që janë në sharr, por nga komunat pretendojnë se problemi i deponive është problem i parkut kombëtar edhe jo i tyre.Ndërsa mjetet e ndara për pastrimin e deponive të egra në Malin Sharr, sipas ministres së Mjedisit, Shukova, janë para të hedhura kotë, pasi banorët përsëri krijojn deponi.