May 5, 2024
Maqedoni

Zgjedhja e presidentit në kuvend, Xhelili i habitur me reagimin e partive maqedonase

Ideja e partive politike shqiptare që presidenti i vendit të zgjedhet në Kuvend, nuk po mbështetet nga partitë politike maqedonase. Analisti Zudi Xhelili, shprehet i habitur se si politika maqedonase nuk e sheh të arsyeshme ta shqyrtojë këtë propozim, ashtu si edhe shum propozime tjera që kanë ardhur nga partitë shqiptare.

“Sistemi i Qeverisjes në RMV është republikë parlamentare, meqenëse jemi në prag të zgjedhjeve presidenciale partitë politike shqiptare propozuan që në të ardhmen presidenti i vendit nga ana e Kuvendit sin ë disa vende fqinje. Në këtë mënyrë do të shmangeshin disa shpenzime të kota, dhe ndoshta në të ardhmen do të kishim edhe president shqiptarë. Patitë maqedonase kategorikisht e refuzuan këtë ide, me arsyetimin së presidenti i zgjedhur nga ana e popullit është figurë më autoritative në prezantimin e vendit. Mirëpo unë mendoj se edhe nga ana e Kuvendit një president i ardhëshëm me kompromis nga partitë politike, një figurë që do t’i përfaqësonte të gjithë qytetarët e vendit”, u shpreh analisti politik Zudi Xhelili.

Analisti Xhelili poashtu për TVM2 thot se politika maqedonase do të duhet ta kuptojë se në këtë vend përveç maqedonasve jetojnë edhe shqiptarët, dhe se një ditë edhe presidenti i vendit do të jetë shqiptar.

“Duke e pasur parasyshë se Maqedonia është një shtet multietnik, dhe dy bashkësit më të mëdhaja në harmoni me popujt tjerë që jetojnë këtu, do të kishin një president më dinjitoz, një President që do ti përfaqësonte të gjithë qytetarët e vendit si Brenda, ashtu edhe jashtë. Do të ishte figurë, që ndoshta do të kishte ngritur iniciativa, që së bashku me Kryetarët e partive politike, do ti zgjedhin problemet nga e kaluara, dhe kështu ta ndërtojnë një vend më të besueshëm, dhe një vend më të qëndrueshëm”, theksoi Xhelili për TVM2.

Habinë e tyre ndaj qëndrimit të partive të bllokut maqedonas e kanë shprehur edhe BDI dhe koalicioni opozitar shqiptar VLEN, të cilat e kanë ngritur iniciativën për zgjedhjen e presidentit në kuvend.