May 3, 2024
Maqedoni

Posti i presidentit, mollë sherri mes partive, VMRO: Pendarovski nën urdhër të pushtetit

Pas shpalljes së kandidaturave për president të Stevo Pendarovskit dhe Gordana Siljanovksa- Dafkova, nuk kanë të ndalur përplasjet mes e rivalëve politik VMRO-DPMNE dhe LSDM. Nga partia e Mickoskit, akuzojnë Pendarovskin se gjatë mandatit të tij ka vepruar nën diktatin e partive në pushtet.

Sipas DPMNE-së, Pendarovski është drejtpërdrejt përgjegjës për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, pasi ka nënshkruar ndryshimet në kondin penal dhe po të kishte guximin do t’u kërkonte falje qytetarëve, madje as do të mburrej se askush nuk e kontrolloi.

“Vetëm pak muaj më parë ai injoroi qytetarët dhe opinionin ekspert dhe nënshkroi ndryshimet në kodin penal të miratuara nga shefat e tij të BDI-së dhe LSD- së. Me këtë ai ka shkelur dy nga premtimet e tij që i kishte bërë në fushatën e 2019-ës. Më pas ai tha se nuk do t’i harrojë kurrë mesazhet “pa drejtësi, pa paqe”, dhe se nuk do të nënshkruajë ligje kundër interesave të qytetarëve. Stevo Pendarovski këto ndryshime i ka nënshkruar si “prift”, thuhet në reagimin me shkrim tëLSDM: Davkova rezikon të ardhmen evropiane

As LSDM, nuk ju ngeli borxh akuzave të VMRO-DPMNE-së. Për Social- demokratët, nëse Siljanovska Davkova do të ishte presidente rezikohet e ardhmja evropiane e Maqedonisë, sepse partia e saj është kundër BE-së.

“DPMNE me Siljanovskën ofron vetëm kthim, në izolim, të ngecur 11 vite pa asnjë përparim, larg BE-së, DPMNE nuk mund të sjellë ndryshime pozitive sepse e vetmja mundësi për Maqedoninë është anëtarësimi në BE – dhe ata janë kundër kësaj. Me DPMNE nuk do të ketë BE as për 100 vjet.” potencojn nga LSDM.

VMRO-DPMNE nuk solli asnjë ndryshim pozitiv, nuk solli asnjë reformë dhe njejt do të jetë edhe me propozimin për kandidat presidencial të opozitës, thonë nga LSDM. VMRO-DPMNE-së.