May 25, 2024
Rajon - Botë

Tërmeti goditi sonte Turqinë, deri tash 22 të lënduar

22 të lënduar lehtë është bilanci i raportit nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë mbrëmjen e sontme.

Të paktën kështu ka raportuar Agjencia Anadolu.

Tërmeti thuhet të jetë regjistruar në një thellësi prej 7 kilometrash.

Lidhur me lëkundjet ka shkruar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya.