May 21, 2024

Ngushëllime dhe lutje për Turqinë dhe qytetarëve të saj.

Sot Turqia Qendrore dhe Lindore u zgjua nga një tërmet shumë i fuqishëm me magnitudë të paktën 7.4 shkalle sipas Rihterit. Rajonet e Kahramanmaraş, Malatya, Gaziantep, Diyarbakır, Adana, Hatay, Kilis, Osmaniye jane më te prekurat. Tërmeti dridhi fuqishëm edhe Sirinë, Libanin e Qipron. Pas tërmetit të fuqishëm të sotëm që goditi miliona njerëz, Turqia ka shpallur nivelin 4, më të lartë të gjendjes së jashtëzakonshme, duke bërë edhe thirrje për ndihmë ndërkombëtare. Kjo është hera e parë në kujtesën e gjallë që Ankaraja bën një thirrje të tillë.
Raportohet për qindra ndërtesa të rrënuara dhe numër të lart të viktimave dhe te lënduarve.

Madhësia e tërmetit është pothuajse i barabartë me tërmetin vdekjeprurës të 1999, që vrau 18 mijë njerëz dhe stuhia e ashpër e borës në të gjithë Anadollin aktualisht do t’i bëjë përpjekjet e ndihmës veçanërisht të vështira.

Allah ndihmoje Turqinë!
#gecmisolsunturkiye

AFAD njofton se në tërmetet me epiqendër Kahramanmaraş kanë humbur jetën 1.121 persona, janë plagosur 7.634 të tjerë si dhe janë shembur 2.834 ndërtesa.