May 10, 2024
Maqedoni

Arritën mbi 10 mijë vaksina Pfizer

Ashtu siç parashihet me marrëveshje, edhe sot, e hënë kanë arritur një sasi e re e vaksinave Pfizer.

Bëhet fjalë për 10.530 vaksina, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Prej tyre, 5.850 janë nëpërmjet negociatave direkte me prodhuesin, kurse 4.680 doza janë ndihmë nga BE-ja nëpërmjet marrëveshjes trelaterale në kuadër të programit “Team Europe””, njoftoi Filipçe, transmeton TV21.

Ai edhe sot ka apeluar deri te qytetarët, që të paraqiten për të caktuar termin për vaksinim, në ueb faqen www.vakcinacija.mk.