May 11, 2024
Maqedoni

Zbardhet agjenda/ Albin Kurti vizitën nesër e fillon nga Çairi

Komuna e Çairit ka njoftuar për ngjarjen në të cilën do të marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Nesër më datë 11 gusht në ora 14:30, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do ta vizitojë Çairin, ku edhe do ta inaugurojmë rrugën me emrin e veprimtarit Adem Demaçi.

Ngjarja do të mbahet në afërsi të Memorialit të UÇK-së, tek Shqiponja në Komunën e Çairit, konkretisht në lagjen Fushë Topanë”, qëndron në njoftim.