April 27, 2024
Maqedoni

Të shtunën mblidhet Kuvendi Qendror i ASH-së, caktohet vendi dhe ora! Ka vetëm dy pika në rendin e ditës

Nga zyra për informim në Aleancën për Shqiptarët njoftojnë se të shtunën, me dillim nga ora 13:00 në Shkup, respektivisht në Bushi Resort do të mblidhet Kuvendi Qendror i partisë, përcjell TV21. Në ftesën që kryetari i KQ-së i ka bërë anëtarëve shkruhet që në rend të ditës ka dy pika:

Raport i Kryetarit të Partisë rreth zhvillimeve politike lidhur me zgjedhjer e ardhshme Presidenciale dhe Parlamentare.
Shqyrtimi i Vendimit të Kryesisë Partisë ( që mban datën 24.10.2023) rreth daljes së Partisë në zgjedhjet parlamentare.