May 10, 2024
Maqedoni

Të përkrahen thirrjet e ndërkombëtarëve për ta luftuar me vendosmëri korrupcionin këtu në RMV

Ejup Berisha

Kohëve të fundit Korrupcioni është bërë problem shumë i rrezikshëm dhe tepër shqetësues këtu në RMV. Niveli i kësaj të keqeje shumë të madhe shtetërore dhe shoqërore është rritur tejmase saqë i njëjti rrezikon ti shkatrroj edhe vet themelet e shtetit. Për këtë fenomen të shëmtuar në rritje kanë alarmuar edhe përfaqsuesit e faktorëve relevant ndërkombëtar present këtu në vendin tonë si të SHBA-ve dhe të BE-se. Kjo është dëshmi se gjendja me korrupcionin te ne është tejet e rënduar dhe nevoitet front i përbashkët për luftimin me vendosmëri të korrupcionit. Faktorë të pakorruptuar, qytetarët bashk me përfaqësuesit ndërkombëtar duhet të bëjnë një aleancë të fuqishme dhe të vendosur në luftën kundër korrupcionit sepse nëse ky nuk luftohet atëher i njëjti do ti Lufton vetë qytetarët.

Pra përsëris nga korrupcioni më të rrezikuar janë të gjithë qytetarët jo vetëmse ata me të ardhura të ulta. Me këso nivel të lartë korrupcioni këta e kanë dhe do ta kenë shumë vështirë në shtet që të kryejnë ndonjë punë apo të realizojnë ndonjë të drejtë të garantuar kushtetuese dhe ligjore nëse nuk japin ryshfet. Prandaj kjo i rëndon kushtet e jetesës së qytetarëve. Këta edhe pse nuk kanë mjete dhe aq fuqi të mjaftueshme që ta luftojnë korrupcionin të njejtët duhet të angazhohen që ta detektojnë dhe të lajmërojnë veprime dhe akte korruptive ku aktorë janë bartës të funkcioneve publike dhe shtetërore apo edhe punonjës administrativ. Të ndihmohet lufta kundër korrupcionit me mjetet dhe me forcën që e posedojnë qytetarët pasiqë në frontin kundërkorrupcion vërehet se aktorë kryesorë janë përfaqsuesit e bashkësisë ndërkombëtar.

Me përkrahjen dhe ndihmën e vendosur e të sinçertë të tyre lufta kundër korrupcionit do të jetë më e lehtësuar më e realtë dhe më e sinçertë. Ne kemi besim te përfaqsuesit e SHBA-ve dhe të BE-së dhe kemi bindje se këta janë të vendosur që të na ndihmojnë, të na përkrahin dhe të na motivojnë në luftën kundër korrupcionit prandaj bashk me ta duhet të jemi në ballë të frontit të luftës kundër korrupcionit. Qytetarët e RMV-së nuk guxojnë që ta tolerojnë asnjë sekondë më që të zhvillohet, të rritet dhe të shtrihet akoma më tepër në shtet dhe në shoqëri korrupcioni sepse ai është rrezik shumë i madh për të jetuar normalisht pasiqë me të rriten dhe shtohen rreziqet për qytetarët. Korruocioni pra është dukuri shumë e rrezikshme sepse nëse tolerohet ky fenomen do të pasohet nga fenomeni tjetër akoma më i rrezishëm shoqëror nga krimi. Këta duhet ta dine se kjo luftë nuk do të jetë e lehtë e as e thjeshtë por gjatë zhvillimit të të njëjtës do të ketë shumë sfida nëpërkëmbëza dhe vështërsi por në fund le të jenë të bindur se fitorja do tu takon atyre individëve dhe faktorëve të shëndoshë të cilët e luftojnë me vendosmëri dhe pa pardon korrupcionin. Me këto veprime dhe akcione do të krijohen kushtet më të mira dhe më të lehta për të jetuar në një shtet dhe në një shoqëri të shendosh dhe tolerante ku do të dominojnë ligji e me to do të mudnësohen zhvillimi dhe përparimi. Shtetet dhe shoqëritë të cilat e kanë luftuar me seriozitet dhe me vendosmëri korrupcionin tani janë faktorë të përparuara, të zhvilluar dhe shumë të respektuar ndërkombëtar sepse në to nuk kanë përparsi dhe nuk janë më të rëndësishëm vetëmse disa individ apo dhe grupe të caktuar individësh por të tillë janë të gjithë individët që jetojnë në to. Lufta kundër korrupcionit këtu në RMV duhet të jetë aktive dhe efikase edhe për faktin se shteti ynë është kandidat serioz për hapjen e bisedimeve për anatrsim në Bashkimin Europjan, dhe në këtë organizatë perstigjoze ndërkombëtare nuk ka vend për shtetet me nivel shumë të lartë dhe shqetësues të korrupcionit siç është tani për tani RMV-ja. Prandaj deri sa nuk hapen bisedimet BE-RMV duhet të aktivizohen të gjithë faktorët e pakorruptuar që ta luftojnë korrupcionin përsëris shumë të rrezikshëm dhe të lartë këtu në vendin tonë.