May 4, 2024
BallinaMaqedoni

Ali Ahmeti për Albin Kurtin: Nuk e kam armik, por vëlla

Lider i BDI-së Ali Ahmeti në “Click plus” në TV21 ka thënë se ndërhyrja e Kosovës në Maqedoni, nuk i bën mirë shëndetit të saj, kur është pyetur për mbështetjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit ndaj VLEN-it

Sa i përket raporteve të tij me Kurtin, Ahmeti ka deklaruar se atëe e ka vëlla dhe nuk e ka armik, përcjell portali rtv21.tv

“Unë nuk e kam armik. Kam deklaruar jo njëherë, unë e kam vëlla, por atë duhet ta pyesni. Unë e kam pritur, jo njëherë por disa herë në zyrat e Bashkimit Demokratik për Integrim , ka ardhur me orë të tëra”, ka deklaruar ai.

Derisa ka shtuar se Maqedonisë së Veriut i duhen raportet e mira me Kosovën.

Unë kam shumë shok në Vetëvendosje, kam shok në të gjitha partitë politike në Kosovë si dhe asnjëherë nuk jam, angazhuar për njërin ose për tjetrin sepse mua dhe neve në Maqedoni na duhen raporte të mira me shtetin e Kosovës me shtetin e Shqipërisë, pavarësisht që thonë se jo ka ardhur PDK-ja ka ndihmuar. Jo ka ardhur Aleanca ka ndihmuar. Me ardhë e me u angazhu drejtpërdrejtë në BDI nuk kanë qenë fare”, ka deklaruar ai./21Media