June 2, 2024
Maqedoni

Parlamenti do të ketë deputeten e parë me mbulesë

Imërlije Saliu pritet që të bëhet deputetja e parë me mbulesë në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut.

Kjo, pasi Bilall Kasami sipas deklaratave të fundit duket se do të vazhdojë të jetë kryetar komune duke lënë mandatin, derisa Vlen në zonën e 6 ka fituar 7 mandate, e me tërheqjen e Kasamit, Imërlije Saliu është kandidatja e rradhës për deputete.