May 20, 2024
Maqedoni

Digjet një restorant në qendër të Shkupit

Një zjarr ka shpërthyer herët në mëngjesin e sotëm në një lokal në afërsi të Lidhjes auto-moto të Maqedonisë. Nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale, transmeton Portalb.mk.

Nga MPB-ja informuan se në ora 04:33 nëSPB Shkup është raportuar se në një objekt hotelik në rrugën “Metropolitan Teodosij Gologanov” ka shpërthyer zjarri dhe është djegur pjesa e brendshme e objektit dhe konstruksioni i kulmit.