May 14, 2024
Maqedoni

Taravari takon mjekët në Tetovë, të decentralizohet shëndetësia

Kandidati presidencial i Koalicionit “VLEN”, Arben Taravari, ka realizuar takim me mjekët në Tetovë para të cilëve ka shpalosur programin e tij për sferën e shëndetësisë.

Theksi do të vendoset te decentralizimi i shëndetësisë që është shumë me rëndësi për tu ofruar shërbime sa më cilësore shëndetësore qytetarëve theksoi Taravari. Pjesë e programit të tij, është avancimi i qendrave rajonale shëndetësore, tha Taravari sipas të cilit mbi 60 % e shërbimeve mjekësore merren në spitalet në Shkup, ndërsa kemi kapacitete njerëzore, por edhe mund të krijohen kushte, të krijohen disa spitale klinike që do të jenë funksionale, sidomos në Tetovë, Ohër, Strugë, Shtip dhe Manastir.

“Një prej çështjeve të cilën duhet ta bisedojmë seriozisht është në pjesët rurale të Maqedonisë ekzistojnë ende vise në të cilat nuk ka mjek apo nuk mund të afrohen shërbime mjekësore për shkak se disa prej fshatrave të cilat janë kryesisht malore, shumica e kolegëve nuk pranojnë ose nuk ju konvenon, apo nuk ju paguhet aq sa duhet për të dhënë shërbime mjekësore. Unë mendoj se ky është një problem të cilin duhet seriozisht ta bisedojmë mes nesh dhe të subvencionohet apo ndihmohet, ose të paguhen disa fish më shumë që të motivohen këto mjek.” – tha kandidati për presidnet i “VLEN”, Arben Taravari.

Taravari ka reaguar edhe sa i përket djegjes së bilbordit të tij mbrëmjen e kalaur, duke theksuar se në asnjë rast nuk duhet të ndodhë kjo me bilbordet apo materialin propagandues të kundër kandidatëve.

Megjithate Taravari ka thënë se nuk dëshiron të prejudikojë dhe ka kërkuar nga institucionet kompetente të konfirmojnë se çfarë realisht ka ndodhur.