May 24, 2024
Maqedoni

VMRO mbështetë rritjen e pagës minimale

Kryetari i partisë më të madhe opozitare maqedonase, Hristijan Mickoski theksoi do të mbështesin rritjen e pagës minimale në parlament.

Ai shtoi se partia e tij do të ndërhyjë me amendament dhe do të kërkojë respektim të marrëveshjeve kolektive kur do të paguhen pagat e të gjithë punonjësve në administratë.

“Të ketë më shumë për të gjithë dhe më pak për qeverinë e korruptuar për të vjedhë. Presim menjëherë rishqyrtim të buxhetit dhe rritjen e dotacioneve për komunat nga qeveria për të respektuar në përpikmëri të drejtat e të gjithë punëtorëve në arsim, çerdhe dhe administratë”, u shpreh Mickoski.

Mickoski thotë se ai dhe partia e tij presin nga LSDM që të distancohet nga politikat e Zaeit dhe ta mbështesë deklaratën për Goce Dellçevin.