May 3, 2024
Maqedoni

Bora “mbulon” qytetin e Manastirit

Në Manastir sot është formuar shtresa e parë e borës për këtë sezonë dimërore, përcjell TV21. Qarkullimi në rrugë zhvillohet në kushte dimërore ndërsa rekomandohet rregullimi i shpejtësisë, respektimi i sinjalistikës së vendosur dhe menaxhimi i kujdesshëm i automjeteve. Sipas videovo të siguruara nga TV21, autoritetet ende nuk kanë arritur të pastrojnë rrugët kryesore në këtë qytet.