May 20, 2024
Maqedoni

Manastir, një banorë ka gjetur 80 granata dore!

Një banor i Manastirit ka gjetur në arën e tij 80 granata të Luftës së Parë Botërore ka bërë të ditur policia.

MPB njoftoi se në datën 06 prill 2024 në orën 11:00 në Drejtorinë e Policisë Novaci, Z.A. ka raportuar se gjatë punës në arën e tij në fshatin Ribarci të Manastirit ka gjetur 80 granata të vjetra.

Për ngjarjen është njoftuar një piroteknik nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, i cili ka konstatuar se bëhet fjalë për granata mortaj të kalibrit 60 mm të Luftës së Parë Botërore.