May 19, 2024
Maqedoni

Taravari: Më 8 maj do të ndodh ndryshimi politik te shqiptarët në Maqedoni, VLEN është mrekullia

Kryetari i ASH-së dhe kandidati i “VLEN” për president Arben Taravari, mbrëmë në emisionin “Opinion” në Tv Klan në Shqipëri, tha se opozita e bashkuar shqiptare do t’i fitojë zgjedhjet bindshëm më 8 maj.

“Nga viti 2011 shqiptarët më shumë votojnë për partitë opozitare se sa për BDI-në. Kështu ka ndodhur edhe në zgjedhjet e 2016, 2020, por partitë shqiptare të opozitës nuk bashkoheshin. Sot ndodh mrekullia, dhe jemi të bashkuar. Dhe e them me bindje se tani do të ndodh rotacioni politik te shqiptarët”, tha mes tjerash Taravari.

Policia vazhdon me kontrollet, 154 gjoba për shoferët në Shkup…Vdes në moshën 85 vjeçare dizajneri legjendar i Lamborghinit…Ishte nisur për në shkollë, zhduket një vajzë nga Gjilani…Dita e ndeshjeve: Dy përballje interesante në Albi Mall Superligën …Habit teknika e gruas për hekurosje – në vend të hekurit ajo …

Sipas Taravarit, koalicioni VLEN është mrekullia e këtyre zgjedhjeve te shqiptarët në RMV.

Duke folur për kandidaturën për president, Taravari tha se lideri i BDI-së nuk e ka pranuar ofertën e tij që të dilet me një kandidat të përbashkët shqiptarë.

“BDI nga viti 2014-të nuk ka pasur kandidatin e saj për president, por ka mbështetur kandidatët maqedonas. Nëse do ta kishim një kandidat do të futeshim me siguri në rrethin e dytë”, tha Taravari, duke shtuar se edhe tani beson se ai mund të futet në rrethin e dytë.