May 9, 2024
Dossier

Fuat Dibra, atdhetari që harxhoi tre thasë me lekë për çështjen shqiptare në Konferencën e Parisit

ME RASTIN E PËRVJETORIT TË VDEKJES TË FUAT DIBRËS MË 22 SHKURT 1944.
(E kam për borxh ta sqarojë para opinionit dhe studiuesve shqiptarë, së bëhet fjalë për dy figura historike):
-FUAT DIBRA I MADHI-NJË JETË PËR SHQIPËRINË ETNIKE
DHE
-KOLONEL FUAT DIBRA QË LUFTOI NË KOSOVË
Fuat Dibra, u lind në vitin 1886 në Dibër të Madhe, Baba i tijë ishte Ismail Pasha, ishte shumë i pasur.
Edhe Ismaili dhe Fuat Dibra janë organizator të Kongresit të Manastirit 1908 dhe të Dibrës 1909, Ndërsa në Konferencën e Parisit 1919, ka harxhuar tre thasë me Lekë, për të mbrojtur çështjen shqiptare para fuqive të Mëdha..,
Pushtimi italian Fuat Dibrën e gjeti në Tiranë në vitin 1939. Ky ka qenë një ndër nismëtarët dhe themelues i Ballit Kombëtarë, sëbashku me, Mithat Frashërin, Hasan Dostin, Faik Qokun, Thoma Orollogait, u angazhua në Platformën Kombëtare, sëbashku me Xhafer Devën dhe Rexhep Mitrovicën, Vdiq në Tiranë pas një s’mundje të rëndë për një muaj ditë. Fjalët e fundit që i tha para mjekut: “Unë nuk ndalem doktor, edhe pse jam i sëmurë në shpirt e kam Shqipërinë Etnike” Ky kolos i mbylli sytë më 22 shkurt 1944, Qeveria e bashkuar shqiptare. shpalli itë ditë zie në tërë Shqipërinë nga 22 shkurt deri më 29 shkurt 1944. Me këtë rast edhe Kryetari Komunës së Tetovës, shpalli tri ditë Zi, për këtë atdhetar të madh të Shqipërisë Etnike, i cili, shkriu tërë pasurinë e tij për ta bërë Shqipërinë.
KOLONEL FUAT DIBRA I DYTI
Kolonel Fuat Dibra (1895-1946), lindi në Dibër të Madhe. Pasi mbaroi kursin e oficerëve nё Tiranё, shërbeu nё Ushtrinë Shqiptare.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore shërbeu si oficer nё shumë rajone tё vendit, ndërsa në fillim të vitit 1944, u caktua komandant i Regjimentit IV të Sektorit Kosova, me seli në Prishtinë. Me kёtё detyrë mori pjesë nё luftimet për mbrojtjen e trojeve etnike nga formacionet çetnike e partizane serbe e bullgare.
Mё 14 nëntor 1944, u shoqërua nga në forcat e Brigadës V të Ushtrisë “Nacionalçlirimtare” të Shqipërisë (UNÇSH)-së pёr nё Tiranё, ku u arrestua dhe ju dorëzua autoriteteve jugosllave. U dënua me vdekje dhe u ekzekutua nё Prizren, nga komunistët e Titos mё 9 tetor 1946.

(22 shkurt 2022, Prof.Dr. Vebi Xhemaili-Bogovinë Tetovë)