May 2, 2024
Maqedoni

Bashkimi Evropian miratoi rregullore të re për mbeturinat nga paketimet, çfarë e pret Maqedoninë?

Këtë muaj në Bashkimin Evropian u arrit marrëveshje për ta rishikuar Direktivën për paketimin e mbeturinave të reviduar jo edhe aq shumë kohë më parë, në vitin 2018. Pse ishte i nevojshëm ky revizion? Komisioni Evropian e pranon se Direktiva, e cila është pjesë e paketës së ekonomisë rrethore, nuk ia ka dalë mbanë t’i përmbushë qëllimet bazë, ta reduktojë ndikimin e këtyre mbeturinave ndaj mjedisit jetësor, si dhe të sigurojë funksionimin e tregut të brendshëm.
Vlerat e synuara (ose me fjalë të huaja: “targetet”) të përcaktuara në Direktivë nuk janë arritur në të gjitha shtetet anëtare. Kështu, për shembull, vlera e synuar e 55% mbeturinave të ricikluara nga pesha e mbeturinave të përgjithshme nga paketimet e përcaktuar për vitin 2008 nuk është arritur as në vitin 2021 në katër shtete anëtare.

Agjencia Evropiane për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor ka vlerësuar se ekziston rreziku që 10 shtete anëtare të mos e përmbushin vlerën e synuar deri në vitin 2025, 65%. Në mesin e tyre janë shtetet fqinje anëtare të rajonit: Bullgaria, Greqia, Rumania, Hungaria dhe Kroacia.
përdoruesit përfundimtar. Për ta arritur këtë, ata mund të lidhin marrëveshje me operatorët kolektivë, të cilët janë disa kompani (tani katër) që menaxhojnë mbeturinat e paketimeve, disa prej tyre prej më shumë se një dekade. Kjo do të thotë se ka supozime ligjore dhe institucionale, dhe ajo që është shumë e rëndësishme, sektori privat është gjithashtu i zhvilluar. Në fakt, rrjedhat e posaçme të mbeturinave dhe përgjegjësia e zgjeruar e prodhuesve janë një përjashtim pozitiv nga vlerësimi i përgjithshëm për moszbatimin e ligjeve ekologjike, i konstatuar në Raportin e pavarur në hije për kapitullin 27 për vitin 2022, të përgatitur nga organizatat e shoqërisë civile.

Diferenca kohore e përcaktuar për arritjen e vlerave të synuara të përcaktuara në ligjin në Maqedoni në raport me BE-në nuk është e madhe, pesë vjet.
Të dhënat tregojnë se vlera e vendosur e synuar e riciklimit për mbeturinat totale të paketimeve për vitin 2021 u arrit në vitin 2022. Megjithatë, ajo që është befasuese është rritja e papritur e përqindjes së riciklimit nga viti 2021 në 2022 me 17% që është një kërcim i palogjikshëm.

Ndoshta kjo mund të shpjegohet me problemet me mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave, të konstatuara nga vetë Ministria kompetente e Mjedisit Jetësor dhe e Planifikimit Hapësinor. Për më tepër, pavarësisht se numri i tyre është në rritje, një numër i konsiderueshëm i prodhuesve të mbeturinave nuk përfshihen në sistemin e operatorëve kolektivë, të cilët janë burimi kryesor i të dhënave. Dhe së fundi, ekziston një konstatimi kronik i mangësive serioze në inspektim dhe mbikëqyrje.