May 8, 2024
Maqedoni

Taravari: Injoranca në Maqedoni blihet me para

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqipëtarët, Arben Taravari sot ka kritikuar sistemin e arsimit në vend. Ai përmes një shkrimi në rrejtet sociale thotë se diplomat po blihen me para.

“Kam gati një bindje, që sa më i thellë të jetë problemi, aq më e thellë është injoranca! Po “injoranca” në Maqedoni kushton, PO! Këtu nuk ka asnjë lloj cinizmi! INJORANCA NË MAQEDONI BLIHET ME PARA!!! Po, ajo të vjen në një letër me 7 vula e 7 nënshkrime, në një letër me trajta epike, në një letër e gjitha ligjore që quhet DIPLOMË! Kjo Diplomë mban brenda një konflikt gati dikotomik, por është kështu, është reale: fëmijët tanë mbajnë në duar diploma që dëshmojnë injorancën e tyre!”, ka shkruar Taravari.