May 18, 2024
Maqedoni

Taravari i thotë Nuhiut: Trego si e ndihmuat Gruevskin të ikë përmes Dibrës

Arben Taravari në emisionin në T7 të Kosovës, tha se partia e Agim Nuhiut, pra BDI, është ajo që nëpërmjet Dibrës i ka ndihmuar të ik nga shteti Nikolla Gruevki.
“Tregoni opinionit se i keni ndihmuar Gruevskit të largohet nga Maqedonia nga Dibra”, i tha Taravari, Agim Nuhiut.
Taravari tha se shqiptarët për 20 vite nuk kanë parë ndryshim dhe janë të robëruar nga BDI-ja.
Poashtu gjatë emisionit ai tha se dy muaj më parë në Tetovë janë djegur gjallë 14 persona dhe askush nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë ngjarje.