May 15, 2024
Maqedoni

Një person gjendet pa shenja jete në Batincë të Shkupit

Trupi i pajetë i B.S. (66) është gjetur dje në shtëpinë e tij në fshatin Batincë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë nga stacioni policor i Draçevës, ndërsa mjeku i Emergjencave mjekësore ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.