May 7, 2024
Maqedoni

Sulmohet fizikisht kontrolluesi i NQP-së, i vidhet terminali për kontrollin e kartelave!

Më 19.08.2021 në stacionin policor Gazi Babë, nëpunësit policorë të Njësitit për punë të brendshme Gazi Babë kanë kryer bisedë me M.K.(25) nga Shkupi.

Biseda informative erdhi pas denoncimit se më 18.08.2021, ku S.I. (33) si i punësuar – kontrollues në ndërmarrje publike, rreth orës 15:30 është sulmuar fizikisht nga një mashkull, ku më pas ia ka marrë terminalin për kontroll të kartelave, transmeton TV21.

Siç njoftojnë më tej nga Ministria e Punëve të Brendshme, në prani të prokurorit publik, nga M.K. janë marrë edhe mjete dhe terminali, kurse pas dokumentimit të rastit kundër tij do të shqiptohet kallëzim penal në bazë të nenit 238 të Kodit Penal – vjedhje.