April 27, 2024
Maqedoni

VMRO-DPMNE-ja do të garojë me aktorin Toni Mijallkovski në Kumanovë

Disa ditë pasi publikoi emrat e 26 kandidatëve për kryetar komunash, partia maqedonase në opozitë VMRO-DPMNE sot ka zbardhur edhe emrat e disa kandidatëve tjerë për zgjedhjet lokale të tetorit. Nënkryetari i partisë Vlodo Misajllovski, njoftoi se kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar komune në Kumanovë, do të jetë aktori Toni Mihajllovski, njofton gazeta LAJM. Në komunën e Gjorçe Petrovit do të garojë Aleksandar Stojkovski, në Butel Darko Kostovski, në Çashkë, Zoran Zdravevski.