May 23, 2024
Maqedoni

Studentja 21-vjeçare, shtetasja belge Anizet Heloise pranon Islamin

Studentja 21-vjeçare, shtetasja belge Anizet Heloise pranon Islamin
Në zonën Emirdağ në qytetin Afyonkarahisar të Türkiye-s (Turqisë), studentja 21-vjeçare shtetasja belge Anizet Heloise ka pranuar Islamin, transmeton Kosova Post.

Në një deklaratë nga media sociale e Myftinisë së rajonit thuhet se në ceremoninë e konvertimit të mbajtur në institucionin e myftinisë në praninë e zëvendës myftiut rajonal Mehmet Aydınalp, u kënduan pjesë nga Kurani ndërsa Heloise-s nëpërmjet përkthyesit iu shpjeguan kushtet e besimit dhe të Islamit.

Më pas Heloise shqiptoi shehadetin dhe u bë muslimane.

Lexo Edhe:
Kriza ushqimore pritet të përkeqësohet, miliona njerëz rrezikojnë të vdesin nga uria
76 mijë amerikanë vizituan Shqipërinë këtë vit, sipas Ramës
Dua Lipa shijon pushimet në Shqipëri

Shtetases belge Heloise iu dhurua një Kuran, libër për njohuri fetare dhe “dokumenti i konvertimit”.

Heloise e cila gjithashtu vendosi emrin Leyla, në një deklaratë tha se arsyeja që ka zgjedhur fenë Islame është se ka gjetur qetësi me logjikën dhe gjetjen e përgjigjeve të pyetjeve të saj./aa