May 21, 2024
Opinion

A janë mbushur me mend terroristët, apo do të provojnë sulme të reja në Kosovë?

Nëse bëjmë përmbledhje të zhvillimeve të djeshme në Kosovë, që zgjatën nga orët e hershme të mëngjesit deri në mbrëmje, mund të themi se ishim dëshmitarë të një aksioni mjaf profesionis të policisë së kosovare, kundër një plani të rrezikshëm terrorist. Pjesë e këtij plani sigurisht ishte që policia e Kosovës të kapet në befasi dhe të shkaktohen aq dëme dhe viktima, sa që të arrijnë të shpallin fitore të shpejtë dhe efikase kundër shtetit të Kosovës. Është e qartë se ata kanë pasur për qëllim që ta gjunjëzojnë shtetin Kosovar në Veri, e pastaj Kosova si palë e mposhtur të vazhdojë dialogun me Beogradin, shkruan Zhurnal.

Mungesën e argumenteve përballë Kosovës në tavolinën e negociatave, Beogradi përmes strukturave të veta në Veri, si duket deshi ta shfrytëzojë për të krijuar një realitet në teren, në bazë të cilit Prishtinës zyrtare do i imponohej qëndrimi “ju keni të drejtë, por realiteti në teren është ndryshe, prandaj pranoni kërkesat e Beogradit”.

Policia e Kosovës ia bëri “copë-copë” hesapin Beogradit

Mirëpo llogaritë që kishte bërë Beogradi ia bëri copë-copë policia e Kosovës me profesionalizmin e paparë që tregoi në përballjen me grupin terrorist. Sulmi tinëzar, në orët e natës së vonshme, ende pa aguar dita, nuk i befasoi e as shkaktoi panik e huti në radhët e tyre. Përkundrazi, përmes një konsolidimi të shpejtë, policia kosovare lokalizoi shpejtë grupin e armatosur dhe në kundërsulm furioz arriti ta mposhtë në formën më efikase. Aksioni brenda Manastirit të Banskës me të drejtë ka filluar të konsiderohet si aksion i cili mund të shërbejë si leksion edhe teorik edhe praktik për stërvitjet e ardhshme policore jo vetëm në Kosovë, por edhe në Akademi policore në vende tjera të botës. Policia kosovare, e udhëhequr nga profesionistë që kanë edhe njohuri të larta intelektuale, e lexoi shpejtë qëllimin e grupit terrorist. Duke u future brenda Manastirit, ata kanë supozuar dhe shpresuar se policët kosovarë do të fillojnë një aksion kaotik hakmarrës, gjatë të cilit do të djegin dhe granatojnë Manastirin, e madje mund të vrasin edhe ndonjë klerik dhe besimtar. Po të ndodhte kjo, pasojat do të diheshin. Policia e Kosovës do të gjendej në “tapet” të kritikave nga opinioni dhe me këtë një pjesë e madhe, nëse jo pjesa më e madhe e fajita do të binte mbi ta.

Por planet e terroristëve serbë nuk u realizuan. Aksioni i policisë kosovare rezultoi i shpejtë, efikas dhe preciz, duke shënjestruar qartë pjesëtarët e grupit, një pjesë të cilëve i neutralizoi, një pjesë i arrestoi dhe një pjesë tjetër i dëboi. Do të kish qenë shumë më mirë që të arrestohen të gjithë, por duke pasur parasysh informacionet se terroristët kanë shfrytëzuar si pengje klerin fetar dhe besimtarët që kanë qëlluar aty, dëbimi me gjasë ka qenë opsioni më i volitshëm. Pasi aksioni përfundoi me sukses, për fat të keq me një polic të vrarë në mënyrë tinëzare, pyetja e radhës që po e preokupon opinionin është nëse terroristët serbë janë mbushur mend pas kësaj disfate, apo do të bëjnë përpjekje sërish të sulmojnë policinë dhe organet e rendit të Republikës së Kosovës.

Politika dhe diplomacia të mos ushqejnë aspiratat e terroristëve

Përshtypjet fillestare janë se aksioni i djeshëm ishte një leksion i mjaftueshëm për ta. Madje po ta kishin ditur se rezultati në fund do u dalë ashtu siç u doli, fare nuk do të guxonin të vendosin kurthin vrastar në Banjskë të Zveçanit. Kur i kanë bë llogaritë e tyre, me siguri kanë menduar se do të kalojnë lehtë si në të kaluarën, kur kanë sulmuar, vrarë dhe plagosur policë e civilë, pa ndonjë pasojë të madhe. Terroristët e sotëm, për fat të keq dinë t’i kuptojnë edhe mesazhet politike e diplomatike që vijnë. Jo rastësisht ata ndërmorën sulm në kohën kur qeveria e Kosovës ishte e “bombarduar” nga mesazhe diplomatike ndërkombëtare, por edhe nga politika vendore e spektrit opozitar, që e akuzonin për sjellje jokooperative në dialog edhe pse kërkesa e vetme ishte që të respektohen të gjitha arrëveshjet e arritura dhe të nënshkruara me dy palëve, shkruan Zhurnal.

Këto mesazhe, shumë pak të bazuara dhe aspak neutrale, mund të kenë ushqyer shpresat e terroristëve serbë se tani është një moment i volitshëm për të sulmuar institucionet e shtetit të Kosovës, me bindje të plotë se çka do që të ndodhë, pala kosovare sërish do të shpallet fajtore. Këtë çështje e preki në reagimin e saj dje edhe kryediplomatja kosovare. Donika Gërvalla-Schëarz i reagoi ashpër kryediplomatit të BE-së, Josep Borelll, për reagimin e tij ndaj vrasjes dhe plagosjes së policëve në veri të vendit.

Gërvalla është çuditur me reagimin e Borellit, të cilit i ka thënë se “terroristët vrasin policinë”, ndërsa sipas saj, Borell po bën thirrje ndaj “të gjithë aktorëve”. Me tej, Gërvalla ka thënë se Borell nuk e ka shprehur asnjë fjalë mbështetje ndaj Policisë së Kosovë. Gërvalla e ka cilësuar si të turpshme reagimin e Borellit, duke shtuar se “si mund ta tolerojnë më këtë cinizëm anëtarët e BE-së?” “Zoti Borrell, vërtet? Terroristët vrasin policinë – dhe ju thërrisni “të gjithë aktorët”? Asnjë fjalë mbështetje për policinë? As kundër terroristëve? A i referuat edhe sulmeve terroriste në Spanjë si “armiqësore”? Sa turp. Si mund ta tolerojnë më këtë cinizëm anëtarët e BE-së?” – ka shkruar ajo në rrjetin social “X” .

Prandaj, pap marë parasysh qëndrimet në dialog, duhet pasur kujdes që në asnjë moment të mos ushqehen aspiratat terroriste të dikujt, për të arritur qëllime politike. Aq më pak këtë duhet ta bëjnë zyrtarët perëndimior, duke pasur parasysh indikacionet e qarta se sulmi që ndodhi në Kosovë është në vijën e synimeve të Rusisë dhe Putinit për destabilizim më te gjerë në kontinentin evropian. Aq më tepër, kur edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq bëri një farë distancimi nga grupi terrorist, duke thënë se nuk kanë kontroll mbi zhvillmet në Kosovë, sado që e kaluara tregon se Vuçiq shpeshherë mendon ndryshe, flet ndryshe, shpeshherë atë që dëshiron ta dëgjojë perëndimi, kurse verpon rejtësisht ndryshe, kryesisht siç konvenon Rusisë.