May 4, 2024
Kosovë

Invalidi i luftës nga Hani i Elezit, 29 herë i operuar nga plagët e luftës (VIDEO)

Televizioni News sjell rrëfimin sa të veçantë, aq edhe emocional të demonstruesit të vitit 1981, ish luftëtarit të UÇK-së dhe tashmë invalidit, Kemajl Bela. Edhepse në gjendje të rënduar shëndetësore dhe jetë përplot me peripeti, ai na mirëpriti dhe me dashamirësi na rrëfeu fillet e angazhimit për komb.

Nga angazhimi i Kemajlit nuk e pësoi vetëm ai. Zonja e tij, Hatixhja, përjetoi momente tejet të rënda gjatë periudhës së luftës. Duke e ditur historinë e familjes së tyre, serbët iu hakmorën por paraprakisht e detyruan që të përdhosë flamurin kombëtar shqiptar, nga refuzimi për të cilin veprim ajo u godit në bark nga një ushtar serb. Hatixhja ishte shtatzënë dhe nga kjo goditje humbi edhe fëmijën e saj.