May 7, 2024
Sport

Reprezentuesit e Maqedonisë nisen drejt Mançesterit për ndeshjen me Anglinë

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll është nisur drejt Mançesterit për ndeshjen ndaj Anglisë, të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 2024.

Ekspedita e Maqedonisë është nisur nga aeroporti Shkupit dhe pritet të arrijë në mbrëmje në Mançester.

Ndeshja ndërmjet Anglisë dhe Maqedonisë do të luhet të hënën, duke nisur nga ora 20:45.