Screenshot

Screenshot
Një histori sa prekëse, aq edhe frymëzuese po qarkullon orët e fundit në rrjetet sociale, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm për të gjithë rininë shqiptare. Gazetari dhe moderatori i njohur Xhensil Shkëmbi ka ndarë historinë e Haroldit, një 18-vjeçar shqiptar nga Shkupi, i cili sapo ka përfunduar gjimnazin.
Ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë të tij, Haroldi ka zgjedhur një rrugë tjetër për të ndërtuar të ardhmen. Ai punon plot 12 orë në ditë në një pikë karburanti, me një qëllim të qartë dhe fisnik.

“Do punojë një vit, më tha, të bëjë ca lekë për në universitet se nuk do të rëndojë prindërit,” shkruan Shkëmbi në postimin e tij, duke vlerësuar pjekurinë dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë së të riut shkupjan.

Ky rast ka shërbyer edhe si një apel i hapur për reflektim drejtuar shoqërisë dhe të rinjve në përgjithësi.

“Vetëm kur rinia shqiptare të kuptojë se vetëm puna të nxjerr në dritë dhe se leku nuk bie nga qielli, atëherë mbase, po mbase, bëhemi shoqëri pak më e mirë se ç’jemi!” përfundon postimin e tij Xhensil Shkëmbi.

" "

Në një kohë kur shumë të rinj synojnë rrugët e shkurtra ose largimin, Haroldi dëshmon se me punë, dinjitet dhe sakrificë, themelet e së ardhmes mund të hidhen që sot, duke u kthyer në një model pozitiv për të gjithë. (INA)

sqShqip