Kryeministri, Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur gazetarëve lidhur me të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës për rritjen e prodhimit industrial dhe përmirësimin e tregtisë me pakicë, deklaroi:
“Më në fund, në muajin mars kemi një rritje të konsiderueshme të prodhimit industrial prej 3%, krahasuar me marsin e vitit të kaluar. Tregtia me pakicë po rritet me ritme dyshifrore, afërsisht 13%, mendoj se shifra ishte 12,6%.
Ajo që mund të them është se ne, si Qeveri, punojmë për rritjen e fuqisë blerëse të qytetarëve dhe do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim.
Fatkeqësisht, sektori i minierave mbetet ende një problem për ne. Gjatë dy-tre muajve të parë, pra në tremujorin e parë, aktiviteti në këtë sektor ka qenë më i ulët.
Prandaj po e ndjekim me kujdes situatën dhe, me të gjitha projektet e reja në industri dhe kapacitetet e reja prodhuese, jam i inkurajuar që industria përpunuese është në rritje.
Kjo është diçka që duhet të na inkurajojë të gjithëve. Gjatë ditës së djeshme u publikuan edhe të dhënat nga zonat TIDZ (Zonat e Zhvillimit Teknologjik Industrial), të cilat paraqitën statistikat e tyre.
Si Qeveri, ne do të vazhdojmë të punojmë në interes të qytetarëve dhe të shtetit.”

