Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në kuvendin e degës së BDI-së në Gostivar, ku është zgjedhur struktura e re drejtuese e degës.

Në fjalën e tij, Ahmeti theksoi se zhvillimet politike në vend kërkojnë vigjilencë, unitet dhe angazhim edhe më të madh nga anëtarësia dhe qytetarët.

“Zhvillimet politike që po kalon vendi na obligojnë të jemi edhe më vigjilentë, më të bashkuar dhe më të angazhuar. Bashkë do të vazhdojmë betejën për rikthimin e dinjitetit, barazisë dhe respektimit të vullnetit të qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Me organizim, unitet dhe besim në kauzën tonë, jam i bindur se Gostivari do të japë një rezultat të shkëlqyer në sfidat që na presin”, deklaroi Ahmeti.

Ai u shpreh se organizimi i strukturave të reja partiake dhe mobilizimi i anëtarësisë do të jenë kyç për përballimin e sfidave politike në periudhën e ardhshme, duke vlerësuar Gostivarin si një nga bastionet kryesore të BDI-së.

" "
sqShqip