April 26, 2024
Rajon - Botë

Ndryshon situata, Ukraina sulmon afër Moskës, tre persona të lënduar (Video)

Tre persona u plagosën dhe po aq ndërtesa banimi u dëmtuan në një shpërthim nga një dron ukrainas në qendër të qytetit rus të Kireevsk, njoftoi agjencia e lajmeve Tass, duke cituar një burim nga shërbimet e zbatimit të ligjit dhe emergjencave.

Reuters raporton se Kievi nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Kievi ka mohuar më parë pretendimet ruse se dronët ukrainas, të njohur si UAV, kanë fluturuar mbi territorin rus dhe kanë dëmtuar infrastrukturën civile.

Qyteti Kiriyevsk në rajonin Tula, është vetëm 150 kilometra nga qendra e Moskës. Moska është kapluar nga paniku dhe nga frika për sulme të mundshme nukleare.