May 6, 2024
Maqedoni

Ndalohet 45 vjeçari, dyshohet se i vuri zjarrin një vikend shtëpie

Të mërkurën në orën 10.40 në Gostivar, efektivët e policisë të Gostivarit kanë arrestuar personin N.A. (45) nga Vrapçishti i Gostivarit. Ai dyshoi se një ditë më parë në periudhën nga ora 19.00 deri në orën 19.30 në Pozharan të Gostivarit kishte shkaktuar zjarr në një vikend shtëpi, në pronësi të personit A.K. (73) nga Tetova. Në një bisedë zyrtare në stacionin policorë, ai ka pranuar veprën. Pas pastrimit dhe dokumentimit të çështjes kundër tij do të pasoj parashtresë përkatëse.