Sonte pritet një korrigjim i ri i çmimit të karburanteve, reagojnë pompat ‘kërcënojnë’ me ndërprerje të shitjes
Sipas metodës së re të llogaritjes, rregullatori do ta ndryshojë çmimin e karburanteve në baza ditore vetëm nëse një derivat i caktuar në bursat botërore lirohet ose shtrenjtohet për dy dollarë.
Komisioni Rregullator Energjetik sqaron se çmimi i karburanteve në pikat e karburanteve përcaktohet në raport me çmimet që ishin në bursa në pesë ditët e fundit.
Gjithashtu, çmimi përfundimtar përfshin detyrimet ndaj shtetit, por edhe kostot për transportin e derivateve, si dhe marzhën e caktuar tregtare. Informacionet e fundit se çmimi i naftës bruto në bursa është ulur për mbi 15 për qind, nuk do të ndikojnë në çmimin në Maqedoni.
“Dje ka pasur kuotime në bursën e naftës Brent, por kur ne përcaktojmë çmimin nuk llogarisim me naftën Brent, por marrim çdo derivat të naftës individualisht dhe marrim mesataren pesëditore të çmimeve”, thonë nga Komisioni Rregullator Energjetik.
Pas vendimit, Rregullatori të zvogëlojë marzhën e tregtarëve për 33 për qind ose në vend të 4,5 denarë të fitojnë 3 denarë për litër karburant, me reagim të ashpër dolën tregtarët. Tregtari më i madh me këto derivate në vend Makpetrol bën të ditur se është e mundur të ndalojë shitjen në pompat e tyre për shkak të, siç thonë ata, funksionim në kushte jo të tregut.
“Ky sektor javët e kaluara ka operuar me humbje për shkak të metodologjisë joadekuate të llogaritjes, e cila sjell çmimet e blerjes të jenë më të larta se çmimi ekzistues me pakicë. Theksojmë se mund të detyrojmë disa tregtarë të ndalojnë shitjen e karburanteve dhe ky është një opsion që edhe Makpetrol po e shqyrton seriozisht”, thonë nga Makpetrol.
U prononcuan edhe nga Asociacioni i pompave të benzinës nga pjesa lindore e Maqedonisë. Ata pohojnë se jo që do përballen me mbyllje të mundshme të përkohshme të pompave, por ka mundësi që bizneseve të tyre t’u vihet çelësi. Komisioni rregullator, por edhe autoritetet nga tregtarët me karburante kërkojnë mirëkuptim dhe solidaritet.
Marzha do t’u kthehet pasi të normalizohet gjendja. Qeveria dje përmes ndryshimeve ligjore ka marrë vendim për uljen e akcizës për karburantet, si dhe TVSH-në e energjetikëve nga 18 në 10 për qind. Por, për momentin, ndryshimet e propozuara nuk kanë arritur në Kuvend./ Alsat.mk