May 18, 2024
Maqedoni

Selimi “ndriçon” poliklinikat “Bit Pazar” dhe “Çair”

Poliklinikat “Çair” dhe “Bit Pazar” tani iu ngjajnë institucioneve shëndetësore. Kjo falë angazhimit të drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit – Shkup, Vullnet Selimi.

“Gjatë orëve të mbrëmjes ka qenë e vështirë të dallohen poliklinikat “Çair” dhe “Bit Pazar”, kjo sepse atyre me vite u kanë munguar dritat. E gjatë këtyre ditëve fal një donacioni nga njerëz të vullnetit të mirë u bë e mundur ndriçimi i hapsirave të jashtme përreth Poliklinikave”, ka shkruar Selimi në Facebook.