May 16, 2024
Maqedoni

Për herë të parë në Maqedoni dizeli më shtrenjtë se benzina

Sërish do të shtrenjtohen çmimet e karburanteve nga mesnata, ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Në mbledhjen që u mbajt sot (10.03.2022), është sjell vendimi që nga mesnata për tre denarë të shtrenjtohet dizeli, benzina mbetet e njëjtë, kurse për 2.5 denarë shtrenjtohet vaji ekstra i lehtë.

Me këtë vendim çmimi i karburantëve do të jetë:

Benzina Eurosuper BS 95 – 93.00 denarë për litër
Benzina Eurosuper BS 98 – 95 denarë për litër
Dizeli Eurodizel BS – 97 denarë për litër
Vaji ekstra i lehtë – 92 denarë për litër
Mazuti – 60.569 denarë për litër.
Kjo është hera e parë që në Maqedoninë e Veriut dizeli të shitet më shtrenjtë se benzina, thonë nga KRRE./Almakos