May 2, 2024
BallinaMaqedoni

Sulejmani: Në rajonin e NJZ 6 ka presion dhe trysni ndaj qytetarëve

Sadat Sulejmani nga VLEN sot përmes një konference për shtyp tha se pushteti përmes policisë po shtron presion nga qytetarëve që të marrin pjesë në tubimet e tyre, përcjell TV21.

“Ky fenomen edhe më i theksuar është në Njësinë Zgjedhore 6, për më shumë se 1 muaj, Tetova është shndërruar në qytet ku bandat në mes të ditës gjuajnë mes vete, ku të burgosurit lëvizin lirshëm ndërsa policë të caktuar u bëjnë presion qytetarëve të Njësisë Zgjedhore numër 6, madje edhe përmes thirrjeve në telefon që të dalin në tubimet e BDI-së dhe të votojnë BDI-në”, tha mes tjerash Sulejmani.