May 18, 2024
Maqedoni

Sonte arrijnë 39 shtetas të Maqedonisë së Veriut të cilët ndodheshin në Afganistan

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, ka deklaruar se 39 shtetas të Maqedonisë së Veriut që ndodheshin në Afganistan sonte do të arrijnë në Shkup.

Osmani tha se 39 nga qytetarët janë në Sëidon të Britanisë së Madhe dhe kthehen sonte në Shkup, ndërsa në Oslo të Norvegjisë janë 7 qytetarë të tjerë të cilët pas disa ditëve në karantinë do të dërgohen në shtëpi. ka shtatë shtetas të Maqedonisë.

Ndërkaq, Osmani më tej ka njoftuar se gjithsej 27 shtetas të Maqedonisë së Veriut ndodhen në bazën ushtarake të SHBA-ve në Doha të Qatarit, ndërsa ende nuk dihet kthimi i tyre dhe po bëhen përpjekje shtesë me autoritet e Qatarit dhe me administratën e SHBA-ve për rikthim të tyre.

MPJ falënderoi aleatët dhe përfaqësuesit e tyre në Kabull të cilët u angazhuan për evakuim të sigurt, kurse shtetasit e Maqedonisë janë evakuuar nga Afganistani me përjashtim të disa personave të cilët do të tërhiqen pas përfundimit të obligimeve në punë. /SHENJA/