May 24, 2024
Diaspora

Fillon regjistrimi i popullsisë Kroaci, apel shqiptarëve: Krenohu që je shqiptar!

FILLON REGJISTRIMI I POPULLATËS, KRENOHU SE JE SHQIPTARË!

Në Republikën e Kroacisë fillon regjistrimi i popullatës me sloganin “Së bashku të krijojmë pasqyrën e Kroacisë”,

Faza e parë e regjistrimit, ka filluar më13 shtator, duke u nisur me regjistrim të pavarur, online (e-građani), i cili do të zgjasë deri më 17 shtator, ndërsa pjesa e dytë e regjistrimit do të bëhet nga regjistruesit në terren përmes intervistave me banorët të cilët nuk kanë aplikuar përmes sistemit elektronik.

Personat që janë regjistruar online do të marrin një kod që do t’ia dorëzojnë regjistruesit në fazën e dytë të regjistrimit, që është shumë me rendësi të ruhet kodi.

Gjoba për deklarimin e të dhënave të pasakta është midis 2000 – 5000 Kuna apo diku reth 300 – 650 euro, kjo gjobë vlenë edhe për ata të cilët nuk i përgjigjen regjistrimit.

#KRENOHUSEJESHQIPTARË