May 14, 2024
Maqedoni

Kombi fluturoi nga rruga, humb jetën shoferi

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast me pasoja fatale.

Një shofer 52-vjeçar ka humbur jetën, pasi kombi që kanë duke e vozitur ka fluturuar nga rruga.

“Më 13.07.2021 në ora 05.10 është denoncuar se në qarkoren e Shkupit, në Smilkovc, kombi me targa të Ohrit, me shofer A.Sh.(52) nga Dibra, ka fluturuar nga rruga. Në vendngjarje ka vdekur shoferi. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor, kurse ekspertizë në vendin e aksidentit ka kryer ekipit i Sektorit të Punëve të Brendshme në Shkup”, thuhet në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.