May 26, 2024
Maqedoni

Gjendet i vdekur një person në moshë të re, gruaja e paraqiti të zhdukur

Me datë 22.02.2024, në Drejtorinë e Policisë Prilep është raportuar se në ora 20:15 në vendin e quajtur “Toptash” në Prilep është gjetur i vdekur A.J.(46) nga Prilepi dhe se të njëjtën ditë në ora 10:00 bashkëshortja e tij S.J. (47) ka raportuar se ai ishte larguar nga shtëpia. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave të Prilepit, ndërsa një ekip nga SPB Prilep ka kryer hetime. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion./Lideri