May 16, 2024
Maqedoni

Shtrenjtohet Eurosuper BS-95

Për dy denarë, nga mesnata do të shtrenjtohet Eurosuper BS-95, ndërsa çmimet e derivateve të tjera të naftës mbeten të pandryshuara, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Çmimi i ri me të cilin do të shitet Eurosuper BS-95, do të jetë 85 denarë për litër, ndërsa çmimi i Eurosuper BS-98 mbetet i njëjtë – 85.5 denarë për litër. Të pandryshuara mbeten edhe çmimet e dizelit, i cili do të shitet për 76 denarë për litër dhe i vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 75 denarë për litër. Çmimi i mazutit mbetet 43.797 denarë/kilogram.