May 15, 2024
Maqedoni

Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin për vendosje të grafës etnike në certifikata

Me shumicë votash “për” Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të shfuqizoj udhëzimin e ministrit të Drejtësisë Krenar Lloga për përfshirjen e grafës etnike në certifikatat e lindjes/vdekjes dhe ato martesore, shkruan TV21.

“Për ta sqaruar më mirë, kur gjykata Kushtetuese sjell vendim shfuqizues do të thotë se vendimi ka ndikim retroaktiv duke llogaritur që nga momenti kur është sjell akti që shfuqizohet. Udhëzimi është shfuqizuar për shkak se gjykata vlerëson se është bërë shkelje e nenit 52, pragrafi 2 i Kushtetutes, gjegjësisht nuk është respektuar afati kushtetues në të cilin është dashur të publikohet ky udhëzim”, tha Hristina Bellovska, zëdhënëse e Gjykatës Kushtetuese./tv21.tv