May 4, 2024
Maqedoni

Policia konfiskon kallashnikov në Shkup, tre të arrestuar (FOTO)

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mëngjesin e sotëm, policia me urdhër paraprak të gjykatës ka kryer bastisje në shtëpinë e 63-vjeçarit Xh.L nga Shkupi, transmeton Alsat. Policia ka gjetur pushkë automatike të prodhimit kinez, karikator të pushkës automatike dhe 40 plumba të kalibrit 7.62 mm.

“Gjatë bastisjes, S.L (28) ka tentuar ta hedh pushkën jashtë shtëpisë, por është vërejtur nga zyrtarët e policisë. Xh.L. S.L. dhe H.L. (35) janë ndaluar në stacion të policisë”, shtojnë nga MPB.